Në garën për Europën!

Futboll

Në garën për Europën!

Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:28
Në garën për Europën!

Pas derbit të humbur ndaj Partizanit, bardheblutë kërkojnë të rikthehen tek suksesi në Superiore, diçka që Tiranës do t’i duhet ta bëjë ndaj Laçit, që krahas ecurisë tepër pozitive në kampionat vjen në këtë ndeshje tepër e motivuar pasi ka arritur të sigurojë edhe kualifkimin për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. 

SuksesI i fundit në kampionat ndaj Skëndërbeut erdhi në momentin e duhur për kurbinasit të cilët falë edhe gabimeve të rivalve, ia dolën t’i parakalonin në renditje, teksa tashmë Laçi udheheq kreun me një diferencë të vogël prej 2 pikësh nga vendi i dytë.

Për bardheblutë opsioni i vetëm është fitorja,teksa statistikat ne transfertë kundër Laçit, e shohin Tiranën më të favorizuar, teksa në 5 duelet e fundit ka fituar 3 prej tyre dhe është mposhtur 2 herë.

Bardheblutë janë jashtë Kupës dhe rruga e vetme për të shpëtuar një sezon për të mos u konsideruar i dështuar, duhet të sigurojë një vend në Europë rruga e vetme tashmë është ajo përmes kampionatit.

Përtej dëshirës që mund të ketë skuadra e Shehit, ajo në Laç për formën që po tregon kudnërshtari nuk do të jetë aspak një sfidë e thjeshtë e që ndoshta kryeqytetasit duhet të shpresojnë të kenë edhe fatin me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat