Salah nuk do t’i afrohet më Ramosit

Futboll

Salah nuk do t’i afrohet më Ramosit

Më: 19 mars 2021 Në ora: 15:46
Salah nuk do t’i afrohet më Ramosit

Roberto Carlos ka folur për shortin e UEFA Champions League që ka hedhur përballë njëri-tjetrit Real Madridin dhe Liverpoolin.

Ai me shaka ka folur për duelin mes Mohamed Salah dhe Sergio Ramos, duke thënë se “s’do t’i afrohet më”.

Kjo për shkak të asaj që ndodhi në finale të vitit 2018.

“Salah as nuk do të afrohet më Sergios”, tha me shaka ishi i Realit. “Do të jetë një veprim për të cilin do të flitet shumë”.

“Ne do të luajmë kundër një ekipi të mirë. Ndeshja e parë është në shtëpi, Real Madridi po kalon nëpër një moment të mirë dhe duhet të vendoset eliminatorja në shtëpi”, shtoi ai.

“E rëndësishme është që Zidane të ketë të gjithë lojtarët e tij të gatshëm, që ata të kthehen sa më shpejt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat