Ibra: Jemi shumë të zhgënjyer

Futboll

Ibra: Jemi shumë të zhgënjyer

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:41
Ibra: Jemi shumë të zhgënjyer

AC Milani u eliminua nga Liga e Evropës dhe tani duhet të fokusohet në kampionat.

Zlatan Ibrahimoviç analizoi humbjen 0-1 kundër Manchester United, karikon shokët e skuadrës dhe e mbyll me një batutë për Paul Pogba.

“Jemi shumë të zhgënjyer, është normale. Na mungoi vetëm goli, teksa United shënoi në rastin e parë që krijoi. Nuk e meritonim eliminimin, por momentet negative të ndihmojnë për t’u rritur.

Duhet të shohim përpara, kampionati nuk ka përfunduar akoma. Unë dua të luaj për të fituar. Nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve bukur, por unë dua të fitojë trofe. Ne besojmë shumë te cilësitë tona, djemtë kanë shpirt sakrifice.

Sigurisht që unë i kam sjellë ekipit mentalitetin e fituesit. Nuk pranoj humbje në stërvitje, aq më pak në ndeshje”, ka thënë Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat