Vllaznia pa dy titullarë

Futboll

Vllaznia pa dy titullarë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:48
Vllaznia pa dy titullarë

Vllaznia nga Shkodra nuk duket në rrugë të mbarë sidomos pas humbjes me Bylisin, por shkodranët u bën shtatë javë që janë shumë larg asaj skuadrës së gjysmës së parë të garës, e madje duke lënë pikë edhe në fushën e vet.

Vllaznia luan në transfertën e Kamzës me Kastriotin, të diel në 13:00, që konsiderohet edhe si një nga duelet më interesante, të kësaj jave, por edhe një transfertë e vështirë për skuadrën e trajnerit Tomas Brdariç.

Për më tepër që në këtë ndeshje do të mungojnë edhe dy lojtarë titullarë që kanë treguar një formë të mirë në javër e fundit në qendrën e mesfushës kuqeblu, duke mbajtur edhe jo pak “peshë”…

Ardit Krymi dhe Fjoart Jonuzi nuk do jenë për Vllazninë në duelin e radhës me Kastriotin në transfertë.

Dy mesfushorët kanë plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë, duke munguar në duelin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat