Shqiptari e la Zvicrën, Lustrinelli: Është një turp...

Futboll

Shqiptari e la Zvicrën, Lustrinelli: Është një turp...

Më: 19 mars 2021 Në ora: 18:15
Shqiptari e la Zvicrën, Lustrinelli: Është një turp...

Futbollisti Nedim Bajrami nuk ishte thjeshtë një lojtar më tepër që mbante veshur fanellën e Zvicrës U-21.

Mesfushori 22-vjeçar ka potencial të jashtëzakonshëm dhe karrierë premtuese, teksa pritet që të bëjë hapin e madh për të kaluar në Seria A.

Shqipëria lëvizi të gjithë gurët për ta marrë në Kombëtare, ndërsa Bajrami e la veten që të drejtohej nga zemra e tij. Te Zvicra u përpoqën me të gjitha mënyrat që të ndërronin sërish vendimin e Nedimit, por ishte e pamundur.

Kaq për të kuptuar më së miri potencialin që zotëron mesfushori i Empolit, ndërsa trajnerit të Zvicrës U-21 nuk i ka dalë ende inati. “Është një turp për Bajramin, por nëse 1 nga 40 lojtarët tanë vendos kundër nesh, kjo nuk është shumë”, u shpreh Mauro Lustrinelli, transmeton "sport ekpres" nga Tirana.

Qartësisht duket se trajneri i Zvicrës “nuk e ka këpërdirë” dot vendimin e ri të Bajramit, pasi Zvicra kishte bërë plane afatgjata me këtë futbollist.

E fjalët e thëna më shumë nga kampi helvet mund të përligjen nga gjendja e tyre emocionale, pasi turpi i vërtetë është kur Kombëtaret kthehet në funksionin e klubeve, e jo kur lojtarët zgjedhin që të përfaqësojnë origjinën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat