Ja si luhen ndeshjet e elitës së futbollit të Kosovës

Futboll

Ja si luhen ndeshjet e elitës së futbollit të Kosovës

Më: 19 mars 2021 Në ora: 18:40
Ja si luhen ndeshjet e elitës së futbollit të Kosovës

Në fundjavë zhvillohet xhiro e 26-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshje e rëndësishme pritet të zhvillohet në mes të Trepçës ’89 dhe Balkanit, e cila do të gjykohet nga Genc Nuza.

Gjyqtari me stemën e FIFA-s do të asistohet nga kolegët e tij Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërkohë që Vigan Ibërdemaj do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Në një ndeshje të rëndësishme sikurse ajo ndërmjet Llapit dhe Arbërisë, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari kryeqytetas Alban Shala. Ai do të shoqërohet nga anësorët Granit Hyseni dhe Meriton Berisha, ndërsa Ilir Mehmeti do të jetë në cilësinë e gjyqtarit të katërt.

Delegimi është bërë edhe për duelin ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, ani pse ai është shtyrë për 30 mars. Këtë takim do ta gjykojë Gramos Shala së bashku me asistentët Alban Ejupi dhe Elvis Bicaj. Arben Halilaj do të jetë gjyqtar i katërt në këtë përballje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat