Pioli kërkon falje për reagimin e tij

Futboll

Pioli kërkon falje për reagimin e tij

Më: 19 mars 2021 Në ora: 19:54
Stefano Pioli

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli kërkoi falje për reagimin e tij pas eliminimit në Evropa Ligë nga Manchester United. 

Trajneri i Rossonerëve shpjegoi se ishte i zemëruar me ndihmësin e Solskjaer, Kieran McKenna, pas humbjes 1-0 ndaj United në San Siro.

Milan u eliminua me rezultat 2-1 në total, pasi barazimi i Simon Kjaer në Old Trafford nuk ishte i mjaftueshëm për të parë ‘Rossonerët” në çerekfinale.

Ansa shkruan se Pioli ishte i bezdisur me McKenna, i cili e mbajti topin disa herë gjatë gjuajtjeve, duke humbur kohë të çmuar gjatë lojës.

Por trajneri i Rossonerëve kërkoi falje për reagimin e tij pas ndeshjes, kur ai iu drejtua ndihmësit të Solskjaer me fjalë mosrespektuese.

“Më vjen keq për reagimin që pata, nuk do të ndodhë më,” i tha Pioli agjencisë së lajmeve ANSA. 

“Unë e urova Solskjaer, isha i zemëruar me ndihmësin e tij” – shpjegoi Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat