‘Godet’ Trepça ’89, prezanton transferin nga Afrika e Jugut!

Futboll

‘Godet’ Trepça ’89, prezanton transferin nga Afrika e Jugut!

Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:49
Mphakamiseni Nene

Trepça 89′ ka zyrtarizuar një transfer të ri para pak çastesh. 

Bëhet fjalë për lojtarin nga Afrika e Jugut, Mphakamiseni Nene.

Lojtari i ri i i mitrovicasve luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga kampionati i Afrikës së Jugut.

Ky është prezantimi i tij nga Trepça ’89: 

“Mphakamiseni Nene vishet gjelbërtebardhë”

Mesfushori nga Afrikane Jugut është transferi më i ri i “Minatorëve”

Nene vie nga Kampionati i Afrikës së Jugut ku ka pasur mjaftë paraqitje për Superligën e Afrikës së Jugut e cila njihet si një ligë mjaftë e fuqishme, gjiashtu ka luajtur edhe për ligën e parë të Afrikës së Jugut.

Ky transferim është bërë i mundur nga agjensia e Afrikës së Jugut ‘B&N International Sports Agency’ e cila tani e një kohë janë në bashkpunim me klubin.

Welcome Mphakamiseni Nene

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat