Ribery dëshiron të kthehet në Bundesliga

Futboll

Ribery dëshiron të kthehet në Bundesliga

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:26
Ribery dëshiron të kthehet në Bundesliga

Ylli francez, Franck Ribery ka thënë se dëshiron të kthehet në Bundesliga në fund të sezonit. Ish-ylli i Bayern Munich u bashkua me Fiorentinën dy vjet më parë dhe kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Ka pasur zëra në lidhje me një kthim të mundshëm në Gjermani ose një lëvizje në Monza në Serie B.

Sidoqoftë, sipas gazetës Bild, përparësia e Riberyt është kthimi në Bundesliga, ku Eintracht Frankfurt ka treguar interes për të.

Megjithatë, forma dhe paga e francezit mund të paraqesin pengesa në marrëveshje, transmeton EO.

“Për momentin mendoj vetëm për Fiorentinën, unë jam i rëndësishëm për ekipin”, ka thënë fillimisht Ribery për Bild.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat