Napoli gjen pasuesin e Koulibalyt

Futboll

Napoli gjen pasuesin e Koulibalyt

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:59
Napoli gjen pasuesin e Koulibalyt

Me Khalidou Koulibaly që po bën gati valixhet për t’u larguar në fund të sezonit, Napoli është vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e tij dhe ka avancuar kontaktet me mbrojtësin Marcos Senesi.

Argjentinasi është pjesë e Feyenoord dhe drejtuesit e Napolit kanë arritur një marrëveshje me menaxherët e futbollistit e tani janë duke negociuar me me klubin holandez në lidhje me vlerën e kartonit.

Mbrojtësi 24-vjeçar është rritur te San Lorenzo dhe u transferua te Feyenoord në verën e 2019-ës, teksa me fanellën e klubit holandez ka luajtur 51 ndeshje dhe ka shënuar edhe 4 gola.

Drejtuesit e Feyenoord duan të arkëtojnë të paktën 20 milionë euro për kartonin e Senesi, ndërsa Napoli është gati të paguajë 15 milionë euro, megjithatë marrëveshja mund të arrihet për një shifër të ndërmjetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat