Përleshje në futbollin shqiptar,

Futboll

Përleshje në futbollin shqiptar,

Më: 20 mars 2021 Në ora: 17:28
Përleshje në futbollin shqiptar,

Përleshje në futbollin shqiptar, ndodh sulm fizik midis lojtarëve dhe policisë private!

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Parë, Burreli-Erzeni ku pranë fundit të takimit, ndeshja degjeneroi në përplasje fizike.

E gjitha nisi ku Burreli realizoi një gol në minutën e 87′ me autor Danajn i cili i dha fitoren minimalisht skuadrës vendase, ishte në një pozicion të dyshimtë jashtë loje.

Lojtarët e Erzenit e kontenstuan këtë gol tek asistenti i takimit dhe aty nisi përplasja e madhe midis lojtarëve dhe policisë private të cilët ishin duke mbrojtur anësorin i cili ishte midis gjithë lojtarëve shijakas.

Duket se skuadra e Erzenit nuk e ka kapërdirë kaq lehtë këtë gol dhe humbje të pësuar duke reaguar në një mënyrë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat