Ancelotti: Man City është skuadra më e fortë në botë

Futboll

Ancelotti: Man City është skuadra më e fortë në botë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 00:44
Ancelotti

Menaxheri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka reaguar pas humbjes së pësuar në kuadër të FA Cup.

Manchester City siguroi biletën për në gjysmëfinale të FA Cup duke mposhtur Evertonin me rezultatin 2-0.

Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti deklaroi se ishte i zhgënjyer me rezultatin, por krenar me lojtarët e tij.

Italiani deklaroi se Manchester City është skuadra më e mirë në botë për momentin.

“Jam i pakënaqur me rezultatin dhe eliminimin nga FA Cup”, tha ai.

“Kemi dhënë më të mirën nga vetja, jemi mbajtur mirë për 80 minuta, por ata janë një skuadër e madhe”, tha Ancelotti.

“Sipas meje, në këtë moment, ata janë skuadra më e mirë në botë”, përfundoi Carlo Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat