Solskjaer konfirmon bisedimet me yllin e skuadrës

Futboll

Solskjaer konfirmon bisedimet me yllin e skuadrës

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:37
Solskjaer konfirmon bisedimet me yllin e skuadrës

Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se janë në bisedime me Edinson Cavanin për zgjatje të kontratës.

Sulmuesi uruguaian ka kontratë të vlefshme deri në fundin e këtij sezoni, por në marrëveshje ekziston opsioni për vazhdim edhe për një vit.

Kësisoj, trajneri i “Djajëve të Kuq” ka konfirmuar se bisedimet për zgjatje të kontratës janë duke vazhduar.

“Jemi në bisedime me Eddyn. Edinson është një top sulmues. Jemi në negociata të mira me të. Ne duam një skuadër me konkurrencë dhe ne kemi nevojë për dike që shënon gola” – tha Solskjaer.

Gjithashtu, Edinson Cavani është i lidhur edhe me një transferim te Boca Juniors, teksa mbetet të shihet gjatë verës se cili do jetë vendimi i tij përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat