Rashford dhe Halland, më të shtrenjtë në botë

Futboll

Rashford dhe Halland, më të shtrenjtë në botë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 11:52
Rashford dhe Halland, më të shtrenjtë në botë

 AC Milan's Pierre Kalulu, right, and Manchester United's Marcus Rashford compete for the ball during the Europa League round of 16 second leg soccer match between AC Milan and Manchester United at the San Siro Stadium, in Milan, Italy, Thursday, March 18, 2021. (AP Photo/Antonio Calanni)

Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive “CIES”, ka kryer hulumtime të reja, sipas të cilëve ka bërë renditjen e re të futbollistëve, sipas vlerave aktuale. Hulumtimet bazohen në allgoritmin e kryer nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive, sipas të cilës përcaktohet vlera e cilit futbollist në baza shkencore.

Dhe sipas saj, Markus Rashford nga Mançester Junajted dhe Erling Halland nga Borusia Dortmund arrijnë vlerën prej 150 e deri më 200 mln euro.

Nga 120 e deri më 150 mln euro janë vlerësuar Kilian Mbape, Zhao Feliks, Bukajo Saka dhe Fill Foden. Ndryshe në mesin e 15 futbollistëve me më shumë vlerë, nuk ka asnjë futbollist të Real Madridit, ndërsa Frenki De Jong është më i vlerësuari nga Barcelona, dhe mban pozitën e 9-të.

Në këtë listë të Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, është edhe Enis Bardhi që është zgjedhur më i vlerësuari nga Levante dhe vlera e tij prek shifrat prej 20 e deri më 30 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat