Gjata: ëndrra ime është të luaj në Kombëtaren A

Futboll

Gjata: ëndrra ime është të luaj në Kombëtaren A

Më: 23 mars 2021 Në ora: 12:08
Gjata: ëndrra ime është të luaj në Kombëtaren A

Marsel Ismajlgeci dhe Mario Gjata, dy futbollistët e kombëtares shqiptare të 21 vjeçarëve në konferencë për shtyp për të folur për grumbullimin 10 ditor që do të zhvillojnë kuqezinjtë e trajnerit Bushi.

Skuadra po plotësohet me të gjithë lojtarët e grumbulluar dhe grupi do ti zhvillojë seancat stërvitore në Kompleksin Tropikal, Durrës dhe Kompleksin Pepa në Elnasan.

Mbojtësi i majtë i Tiranës, i cili ka luajtur edhe edicionin e kaluar me skuadrën, ka folur për grumbullimin, grupin e lojtarëve dhe pritshmëritë e tij për eliminatoret e U-21 që fillojnë në muajin qershor ndaj Andorrës. “Gjithmonë është kënaqësi të marrësh ftesë nga ekipi kombëtar dhe të japësh maksimumin për këtë fanellë.

Besoj se ftesa ka ardhur nga paraqitjet me Tiranën, por edhe nga paraqitja personale që kam bërë. Shumë lojtarë nga Kategoria Superiore janë shitur jashtë dhe kjo është një shenjë e mirë që kampionati jonë ka zhvillim dhe të rinj cilësorë. Arma më e fortë e Kombëtares U-21 është kompaktësia dhe fakti se jemi të bashkuar në çdo moment. Objektivi? Ne do të japim maksiumin për të marrë 3 pikë në çdo ndeshje. Objektivi personal është të bëj sa më shumë paraqitje të mira dhe pse jo, të shitem jashtë. Muçi është shembulli për tu ndjekur”, përfundoi Ismajlgeci

Sulmuesi i Apolonisë, Mario Gjata, që grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren U-21, nuk e ka fshehur kënaqësinë e të bërit pjesë në këtë grup.

“Jam shumë i kënaqur sepse kam marrë ftesën e parë nga U-21 dhe është një kënaqësi e madhe për mua të jem këtu. Për çdo lojtar Kombëtarja është një ëndërr.

Gjithashtu ëndrra ime është të luaj në Kombëtaren A. Në lidhje me lojtarin që pëlqej më shumë, duhet të them se është Bekim Balaj.

Përshtatet me lojën time. Jam shumë me fat që jam pjesë e këtij grupi. Të gjithë lojtarët që janë këtu e meritojnë, si Ismajlgeci, Çelhaka, Cara që kanë marrë shumë minuta në ekipet e tyre dhe kanë bërë mirë. Objektivi im tani është që Apolonia të qendrojë në Superligë. Nëse kjo ndodh, atëherë pse jo, të provoj një eksperiencë të re jashtë”, u shpreh Mario Gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat