Tirana rikthehet në garën për titull!

Futboll

Tirana rikthehet në garën për titull!

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:22
Tirana rikthehet në garën për titull!

Sezoni 2020-2021 që në embrion ishte një sezon i veçantë, sepse për herë të parë një edicion nisi në muajin nëntor dhe do të përfundoj në maj, pra do të zhvillohet në një hark kohor më të shkurtër, por vijimësia e sezonit po dëshmon se është edhe një edicion i çuditshëm.

Çdo skuadër mund të fitojë më këdo, por edhe humbasë me këdo, natyrshëm Tirana kampione në fuqi është pjesë e këtij sezoni atipik.

Disa herë bardheblutë kanë dalë e disa herë kanë rihyrë në garën për titull. Humbja me Partizanin u duk se i largoi jo vetëm nga trofeu i kampionit por edhe nga gara për Europë, tashmë fitorja me Laçin ka rindezur një dritë të vogël shprese për ta mbyllur për të dytin sezon radhazi në vendin e parë.

Tirana ka 7 pikë më pak se Vllaznia dhe pas pauzës së përfaqësuseve do të kemi dy përballje të rëndësishme, vendi i parë pra Vllaznia me vendin e 3-të Partizanin, dhe vendi  4-t me vendin e 2-të, Teuta-Laçi. Bardheblutë presin Apoloninë dhe kanë një shans të madh për të përfituar.

Nuk do të jetë e thjeshtë sepse fierakët kanë humbur vetëm 1 nga 5 ndeshjet e fundit, por nëse kampionët synojnë të afrohen me kreun duhet me çdo kusht t’i marrin maksimumin atij takimi.

Mundësia ekziston që pas javës së 26-të Tirana të jetë edhe më pranë 4-esh së parë, dhe në lojë do të kishte eventualisht edhe 30 pikë, atëherë askush nuk do të kishte të drejtën t’a llogariste Tiranën jashtë valles së titullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat