Reja: Gjimshiti është një perlë

Futboll

Reja: Gjimshiti është një perlë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 14:33
Reja: Gjimshiti është një perlë

Ne folëm edhe për jetën sesa vetëm për futbollin. Sepse, këto ditë, pas një viti pandemie, diskutimi mbi jetën është i rëndësishëm. Zëri i Edy Reja arrin perms telefonit te “Gazzetta dello Sport”. Veterani italian, trajneri i kombëtares së Shqipërisë nga prilli i vitit 2019, të dielën do të luajë në “Arena Kombëtare” të Tiranës. Impianti i inauguruar në vitin 2019 dhe i projektuar nga ariktektë italianë do të presë debutimin e kuqezinjve në shtëpi për këto eliminatore. Megjithatë, kjo fushatë kualifikuesesh për “Katar 2022” do të startojnë të enjten e 23 marsit për shqiptarët. Jashtë fushe, kundër Andorrës.

Bisedën e filluam nga peripecitë e kaluara në një vit pandemi…

Unë kam qëndruar në shtepi, kam lexuar shumë. Jam munduar të informohem sa më shumë të jetë e mundur për atë që po ndodh, e kam përjetuar me ankth rrjedhën e këtij virusi të mallkuar. Isha i hutuar nga vonesa e përgjithshme e Europës në fushatën e vaksinimit. Tani, një dritë është ndezur, por ende duhet të luftojmë dhe mbi të gjitha të kemi sjellje të përgjegjshme. Sigurisht që unë e ndoqa rregullisht futbollin. Veçanërisht lojtarët e mi, përmes kontakteve televizive dhe të stafit tim.

Si i shikoni shanset kualifikuese të kombëtares që drejtoni?
Ngjitja në Ligën 2 të “Nations League” ka krijuar entuziasëm. Futbolli është sporti më i popullarizuar në vend. Federata po përpiqet të punojë në thellësi, që nga bazat e lojtarëve të vegjël. Po mendojmë për përmirësimin e trajnerëve, duam të krijuar një grup përgatitësish atletikë. Kemi 11.500 futbollistë të të gjitha niveleve, që janë me origjinë shqiptare dhe në të ardhmen mund të luajnë me ngjyrat kuqezi.

Cila është skema që përdorni më shumë?
3-5-2 na jep shumë besim, por gjithashtu përdorim edhe 4-3-3 apo 3-4-3.

Cilat janë shanset e Shqipërisë në grupin kualifikues?
Grupi për kulaifikueset e Botërorit është shumë i vështirë. Anglia, Polonia dhe Hungaria duken jashtë mundësive tona, por në sport nuk i dihet kurrë. Prandaj duhet të besojmë se edhe në këtë grup mund të bëjmë mirë. Organizimi dhe motivimi ndonjëherë bëjnë mrekulli.

Anglia ka lojtarë shumë të fortë…
Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Sterling është i mrekullueshëm. Foden është i jashtëzakonshëm.

Në Serie A luajnë disa lojtarë të kombëtares shqiptare…
Hysaj po kalon një moment shkëlqimi te Napoli. Nga ana tjetër, Gjimshiti është një perlë. Kumbulla ka hapësirën e duhur për t’u përmirësuar. Shqipërisë i pëlqen modeli italian në futboll.
Marrë me shkrutime nga “Gazzeta dello Sport".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat