Reagon Eroll Salihu në lidhjen me rrahjen brenda Kombëtares së Kosovës

Futboll

Reagon Eroll Salihu në lidhjen me rrahjen brenda Kombëtares së Kosovës

Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:54
Reagon Eroll Salihu në lidhjen me rrahjen brenda Kombëtares së Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka reaguar në lidhje me përjashtimin e portierit, Aro Muric nga kampi i Kombëtares së Kosovës.

Salihu në një prononcim për Insportin e ka mohuar se ka ndodhur një përleshje fizike në mes të Aro Muricit dhe Edon Zhegrovës.

“Po ju garantoj qe absolutisht, nuk ka ndodhe me përgjegjësi të plotë. Nuk ka asgjë prej asaj ka pas një problem të vogël”, deklaroi Salihu.

Insporti ka mësuar se rrahja mes Muricit dhe Zhegrovës ka ndodhur të hënën mbrëma.

Si pasojë e kësaj tani Kosova mbetet vetëm me tre portierë Samir Ujkani, Betim Halimi dhe Visar Bekaj.

Sot nga FFk është bërë e ditur se nga kampi i ekipit kombëtar për arsye diciplinore është larguar Arijanet Muric.

Ja njoftimi i FFK:

Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore.

Ndryshe, Kombëtarja e Kosovës sot (e martë) do mbajë stërvitjen e parë në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali me fillim nga ora 16:00, teksa konferenca për media e përzgjedhësit Bernard Challandes do mbahet në “Fadil Vokrri” në ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat