Kapiteni i njohur pëson dëmtim serioz

Futboll

Kapiteni i njohur pëson dëmtim serioz

Më: 23 mars 2021 Në ora: 19:49
Kapiteni i njohur pëson dëmtim serioz

Kapiteni i Vietnamit, Do Hùng Dũng u largua me ambulancë nga ndeshja në kuadër të Ligës së parë të Vietnamit, pasi ishte caku i një ndërhyrje horror.

27-vjeçari, pësoi dëmtimin serioz gjatë pjesës e parë, pasi bashkatdhetari i tij, Hoang Thinh, gaboi rëndë me ndërhyrjen e tij.

Hùng Dũng mori trajtim në fushë për gati 10 minuta, para se të transportohej me një ambulancë dhe të dërgohej drejtë në spital.

Pamjet në lëvizje të ngadaltë nga një video e postuar në youtube, tregojnë se sa e tmerrshme ishte ndërhyrja dhe dëmtimi, është një nga ndërhyrjet më të këqija që kemi parë qe një kohë të gjatë.

Megjithëse Thinh i kërkoi falje lojtarit ndërsa po largohej, atij iu tregua direkt kartoni i kuq dhe u drejtua drejtpërdrejt për në tunel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat