Bayerni afër transferimit të Lucas Vazquez

Futboll

Bayerni afër transferimit të Lucas Vazquez

Më: 24 mars 2021 Në ora: 08:09
Lucas Vazquez

Lucas Vazquez është në mesin e lojtarëve që pritet të ndryshojnë skuadër në afatin kalimtar të kësaj vere.

Mesfushori nuk është i lumtur me minutazhën te Real Madridi dhe po kërkon të nisë një aventurë të re.

Sipas asaj që raporton AS, Bayern Munich është shumë afër transferimit të Vazquez dhe tashmë ka kontakte edhe me agjentin e tij.

29-vjeçarit i skadon kontrata në këtë verë dhe ai nuk ka shpreh interesim për të rinovuar atë me Los Blancos.

Kështu, Bavarezët do të përfitojnë nga ky moment dhe do ta transferojnë atë në parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat