Strakosha: Duam të provojmë Kampionatin Botëror

Futboll

Strakosha: Duam të provojmë Kampionatin Botëror

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:00
Strakosha: Duam të provojmë Kampionatin Botëror

Thomas Strakosha është shprehur i lumtur për grumbullimin e tij te Kombëtarja e Shqipërisë.

Kombëtarja shqiptare gjatë këtij muaji zhvillon tri ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Pjesë e listës së futbollistëve të ftuar nga Edoardo Reja është edhe Thomas Strakosha, i cili tash e një kohë po aktivizohet te Lazio.

Megjithatë, 26-vjeçari është një nga futbollistët kryesor te “kuqezinjtë”. Ai së fundmi ka publikuar një foto nga grumbullimi me Shqipërinë, duke u shprehur i lumtur për këtë.

“Është bukur të jem përsëri me ekipin tim kombëtar, veçanërisht me një objektiv madhor përpara. Katar 2022, duam të provojmë” – ka shkruar Strakosha në “Instagram”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat