Rivaldo: Ronaldo s’është më i njëjti

Futboll

Rivaldo: Ronaldo s’është më i njëjti

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:37
Rivaldo: Ronaldo s’është më i njëjti

Juventusi do të kthehet në punë nesër, pas tri ditësh pushimi të dhëna nga Andrea Pirlo. Bardhezinjtë do të punojë në “Continassa” me grup të reduktuar, sepse 12 lojtarë kanë shkuar në kombëtaret përkatëse. Midis tyre edhe Cristiano Ronaldo, i cili qëndroi në Torino me kombëtaren e tij, e cila po stërvitet në ompleksin e bardhezinjve. Ish-lojtari i kombëtares braziliane, Rivaldo, foli gjatë një interviste për “AS” mbi të ardhmen e numrit 7 të Juventusit.

Ylli portugez ka qenë në qendër të thashethemeve ditët e fundit, që do të dëshironin kthimin e tij në Madrid. “Kjo do t’i bënte tifozët madrilenë shumë të lumtur, por gjithashtu do të ishte me rrezik. Ne duhet të pranojmë që CR7 që u largua nga Real Madridi disa vite më parë nuk është i njëjtë me të tanishmin.

Sigurisht, ai do të vazhdojë të shënojë ende shumë gola, të bëjë ndryshimin, por s’mund të jemi shumë kërkues ndaj tij, duke marrë parasysh fazën e karrierës, në të cilën ndodhet.

Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, statusi i tij si idhull mund të dëmtohej, po u kthye te madrilenët. Për mua do të ishte fantastike të ribashkohet Messi dhe Cristiano për disa vite më shumë në La Liga. Kjo do të ishte mirë për klubet e tyre, por edhe për të gjithë tifozët e futbollit.

Për më tepër, La Liga mund të rifitojë një pjesë të madhështisë së saj, të kthehet në pararojë të ligave europiane, para Premier League, Bundesliga dhe Serie A”, – nënvizoi ish-fituesi i “Topit të Artë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat