Agjenti i Hakimit i pasigurt se çfarë do të ketë e ardhmja

Futboll

Agjenti i Hakimit i pasigurt se çfarë do të ketë e ardhmja

Më: 25 mars 2021 Në ora: 09:06
Achraf Hakim

Agjenti i Achraf Hakimit, Alejandro Camano, siguron që lojtari zgjodhi Interin dhe është shumë i lumtur, por nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja.

Pas sukseseve që pati Hakimi në huazim te Dortmundi, ai u bashkua me Interin për 40 milionë euro (para të cilat i mori Real Madrid).

“Lojtari vendosi vetë për të shkuar në Inter,” i tha agjenti Calciomercato.it.

“Ai është shumë i lumtur që luan për një klub kaq të rëndësishëm. Nuk e di çfarë pret e ardhmja, por them sot që Hakimi është i lumtur”.

“Objektivi është të fitojmë Scudetto. Pas kësaj, situata e Interit në nivelin e klubit është e komplikuar, por e përsëris: ne jemi shumë të lumtur këtu sa i përket futbollit”.

“Ne kemi nënshkruar kontratë pesë vjeçare pasi jemi të sigurt në projektin e Interit. Nuk po mendojmë për të ardhmen, ky është një hap shumë i rëndësishëm në karrierën e tij”.

“Sigurisht që nuk kemi ndërmend ta lëmë ekipin në një situatë kaq delikate”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat