Në Serbi pa fjalë! Asnjë koment për fitoren bindëse të Kombëtares së Kosovës, me rezultat 4:0 ndaj Lituanisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Asnjë koment siç dijnë të shkarravisin mediat e Beogradit!
Po t’i realizonin rastet edhe Vedat Muriqi, Benjamin Kololli dhe Lirim Kastrati, fitorja do të ishte edhe me 6:0 apo 7:0.
Serbia në heshtje varri, sepse ata Lituaninë e kishin mundur me 4:1 (me 10 qershor, 2019) në Beograd dhe me 2:1 në udhëtim me (14 tetor, 2019) në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian. Kosova fitoi më bindshëm dhe ka mundur të jetë edhe më bindëse.
Në Serbi është një heshtje sepse e kanë parasysh edhe ata, se Kosova ka një gjeneratë të re, i ngjan një Brazilit të dytë, dëshmia është e fitorja e djeshme. Kosova e mposhti me 4:0 Lituaninë, e frikshme apo jo!