Solskjaer pranë rinovimit me United

Futboll

Solskjaer pranë rinovimit me United

Më: 25 mars 2021 Në ora: 15:26
Solskjaer pranë rinovimit me United

Solskjaer pranë rinovimit me United, do të bëhet një nga trajnerë më të paguar!

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer do fitojë kontratë të re trevjeçare me vlerë 30 milionë euro në fund të sezonit.

48-vjeçari që zëvendësoi Jose Mourinhon në dhjetorin e 2018 dhe ka arritur ta rikthejë skuadrën në top formë.

Sidoqoftë, me Unitedin që renditët në pozitën e dytë në Premierlië dhe kanë arritur në çerekfinale të Ligës së Evropës, sipas Mirror, tekniku norvegjez do ta rinovojë kontratën.

Thuhet se oferta e kontratës do mbetet në tavolinë edhe nëse Unitedi përfundon në pozitë me poshtë në tabelë dhe nëse dështojnë ta fitojnë Ligën e Evropës.

Ndërkohë, në qershor, Solskjaerit i skadon kontrata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat