Galatasaray ofron Mohamed për Vedat Muriqin

Futboll

Galatasaray ofron Mohamed për Vedat Muriqin

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:21
Galatasaray ofron Mohamed për Vedat Muriqin

Galatasaray është i interesuar të rivalizojë me Fenerbahcen për shërbimet e sulmuesit të Kosovës dhe Lazios, Vedat Muriqi, për të cilin ka gati një ofertë shkëmbimi.

E ardhmja e yllit të Kosovës vazhdon të mbetet e paqartë të Lazio, pasi nuk ka arritur të ambientohet totalisht në Serie A dhe nuk po gëzon formën që jemi mësuar ta shohim në Turqi.

Një largim i tij nga klubi italian ka qenë temë e përfolur shumë gjatë muajve të fundit dhe vazhdon ende të mbetet.

Edhe vet sulmuesi prizrenas u pyet mbrëmë (e mërkurë) pas fitores së Kosovës ndaj Lituanisë për të ardhmen e tij, teksa nuk mohoi një largim.

Deklarata e tij si duket ka bërë që klubi turk, Galatasaray të interesohet për transferimin e Muriqit në Stamboll.

Sipas mediave turke, Galatasaray dëshiron të fitojë garën me rivalët e Fenerbahces për Muriqin, duke ofruar një shkëmbim të madh, i cili po cilësohet si ‘shkëmbimi i vitit’ në Turqi, përcjell Telegrafi.

Galatasaray është gati të ofrojë shërbimet e sulmuesit egjiptian, Mostafa Mohamed për Muriqin, me sulmuesin e turqve që ka shënuar pesë gola në tetë takime në Superligën e Turqisë.

Vera e këtij viti pritet të qartësojë edhe më shumë të ardhmen e prizrenasit dhe një largim nga Lazio nuk është i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat