Messi del në fushë me një mision

Futboll

Messi del në fushë me një mision

Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:56
Messi del në fushë me një mision

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi “del në fushë për t’i vrarë portierët”, thotë Willy Caballero, i cili pranon se kolegu i tij argjentinas ka gjithmonë një “mision”, për të tundur portat kundërshtare. Fituesi i gjashtë “Topave të Artë” e ka bërë zakon këtë gjë ndër vite. Portieri i Chelsea, Caballero, ka luajtur kundër dhe së bashku me Messin gjatë viteve, ndaj është në gjendje të gjykojë për atë që e bën 33-vjeçarin kaq të veçantë:

“Duke u përballur me Messin, unë duhej të vuaja. Ai del në fushë për t’i vrarë portierët kundërshtarë. Portierët dhe mbrojtësit do t’i vrasë. Dhe vrasja do të thotë t’iu shënojë sa më shumë gola të jetë e mundur. Atij nuk i intereson nëse e njihni, nëse jeni argjentinas apo nëse e keni mik. Messi do të flasë me ty më pas, do të të përshëndesë dhe gjithçka tjetër, por në 90 minutat e lojës ka vetëm një mision; të të zhdëpë me gola”.

Legjendari amerikano-jugor ka realizuar 467 gola në La Liga, gjatë karrierës së tij, përmes 511 paraqitjeve, duke u vendosur në krye të klasifikimit të të gjitha kohërave në Spanjë. 

Messi e ka gjetur objektivin në 120 raste në Ligën e Kampionëve, me vetëm rivalin e përjetshëm, Cristiano Ronaldo (134 gola) përpara tij në atë listë. Po kështu, ka shënuar 54 gola në “Copa del Rey”, si dhe 71 herë në 142 ndeshje për Argjentinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat