Strakosha, ëndrra kuqezi ndaj Anglisë

Futboll

Strakosha, ëndrra kuqezi ndaj Anglisë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:58
Strakosha, ëndrra kuqezi ndaj Anglisë

Thomas Strakosha uron që Shqipëria që do të zbresë në fushën e lojës këtë të diel, të arrijë të bëjë një mrekulli dhe të sigurojë një fitore ndaj Anglisë. Sipas tij, kjo do të ishte një dhuratë e shkëlqyer për popullin shqiptar që ka vuajtur shumë, sidomos gjatë periudhës së pandemisë.

Në një intervistë për “The Guardian”, portieri kuqezi ka treguar ëndrrën e tij për të qenë protagonist në Botëror, por edhe atë për të luajtur në kampionatin anglez, që e ka cilësuar më të mirin në botë.

“Të përballemi me Anglinë është shumë entuzaizmuese për ne dhe një moment i madh për të gjithë, pasi mendoj se Anglia ka disa nga talentet më të mëdha në botë dhe se Premier Liga është kampionati më i mirë në botë. Të luash kundër lojtarëve nga Anglia është gjithmonë entuziazmuese dhe të luash ndaj tyre të lë të kuptosh se je në një nivel për të konkurruar me ta.

Një fitore? Mendoj se do të ishte e pabesueshme, sidomos tani me situatën e COVID. Do të ishte shumë e mirë për tifozët, pasi ka qenë periudhë shumë e vështirë për ta.

A më tërheq ampionati anglez? Më pëlqen se si luajnë në Premier Ligë. Ata luajnë aq shpejt, ka shumë gjuajtje dhe ke shumë punë për të bërë. Mua më pëlqen të kem shumë punë, pasi më lejon të tregoj më të mirën dhe më rrit adrenalinën. Unë besoj se Premier Liga ka futbollin më të mirë: shpejtësinë, reagimi që ke kur sheh një ndeshje. Sheh ndeshje ku rezultati është 3-0 deri në minutën e 88 e pastaj përfundon 3-3.

Ka momente të çmendura në Premier Ligë dhe tifozët janë kaq afër fushës, është e pabesueshme. Do të dëshiroje të luaje 2 ndeshje në ditë për ndjesinë e pabesueshme që të jep. Kur kam qenë atje për të luajtur miqësore kundër skuadrave angleze, atmosfera ishte e pabesueshme. Të gjithë e kanë ëndërr të luajnë në Premier Ligë.

U dashurova me futbollin që kur isha i vogël falë babait tim. U dashurova shumë shpejt me rolin e portierit gjithashtu, më pëlqente të vendosja dorashkat, të shihja tim atë të priste topin dhe të ndalonte gjuajte që të mos lejonte ekipet të shënonin. Për mua, ishte dashuri me shikim të partë. Ajo që babai dhe familja ime më kanë treguar për jetën, jo vetëm futbollin, është se ata që punojnë shumë mund të kenë karriera të mëdha në çfarëdo industrie që të zgjedhin.

Lojtarë nga vende të ndryshme të Shqipëria? Çdo lojtar që vjen nga një vend tjetër, mund ta shohësh që stili i tyre është i ndryshëm. Nëse do të jemi të zgjuar, mund të vjedhim ide nga njëri-tjetri dhe bëjmë kombinimin perfekt në skuadër. Kemi shumë lojtarë të rinj, por edhe veteranë, ndaj kemi grupin perfekt.

E vetmja gjë që duhet të bëjmë tani, është të jemi të pjekur sa duhet dhe t’i marrim gjërat ndeshje pas ndeshje, që të bëjmë realitet ëndrrën tonë për të shkuar në Botëror. Por kam bindjen se kemi talentin e duhur dhe me stafin e trajnerin, kemi një situatë të mirë për të bashkuar stile të ndryshme nga vende të ndryshme në një skuadër te Shqipëria”, ishte tregimi i Strakoshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat