Për 10 minuta mund të ndodhte gjithçka

Futboll

Për 10 minuta mund të ndodhte gjithçka

Më: 26 mars 2021 Në ora: 13:43
Për 10 minuta mund të ndodhte gjithçka

Humbja 1-0 me Shqipërinë te Andorra nuk është përjetuar si tragjedi. Përkundrazi, skuadra e vogël e ka cilësuar si një duel që është përballuar mirë dhe me pak fat, ekipi mund të merrte një pikë kundër kuqezinjve në këtë duel.

Trajneri Koldo Alvarez, pas sfidës deklaroi se skuadra kishte bërë atë që duhej dhe në pjesën e dytë, për disa çaste kishte arritur të vinte në vështirësi Shqipërinë.

Nga minuta e 20, deri në të 30-ën e pjesës së dytë, ndeshja ishte plotësisht e hapur dhe dukej sikur gjithçka mund të ndodhte”, tha ai, duke iu referuar minutave kur ekipi i Andorrrës zhvendosi lojën në gjysmëfushën e kuqezinjve.

“Unë vazhdoj t’i qëndroj besnik kësaj pune, një ndryshim sistemi që lojtarët e pranojnë, e kanë përjetuar si sfidë dhe kanë punuar shumë mirë me të. Kjo na ka lejuar që të jemi të gjallë dhe të jemi në garë gjatë të gjithë ndeshjes”, deklaroi Alvarez pas përfundimit të sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat