Pjaniç ishte pjesë e një marrëveshje...

Futboll

Pjaniç ishte pjesë e një marrëveshje...

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:57
Pjaniç ishte pjesë e një marrëveshje...

Barcelona ka vendosur të nxjerrë në shitje mesfushorin boshnjak, Miralem Pjaniç, pas vetëm një sezoni të kaluar në Spanjë.

Miralem Pjaniç u cilësua si një transferim me shumë bujë tek skuadra e Barcelonës, ku u pa si zëvendësuesi perfekt i mesfushorit Ivan Rakitiç që u transferua atë verë tek Sevilla, por gjatë këtij sezoni nuk ka treguar vazhdimësi dhe për ketë arsye Barcelona ka vendosur ta nxjerrë në shitje.

Pjaniç ishte pjesë e një marrëveshje që transferoi dhe mesfushorin brazilian, Artur Melo në Torino, me këtë të fundit që ka treguar lojë më të mirë duke arritur të fitojë vendin e titullarit tek ekipi bardhezi.

Mesfushori boshnjak nuk është në planet e trajnerit Koeman, i cili kohët e fundit ka hedhur sytë nga mesfushori i Liverpolit, Wajnaldum..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat