Ky është rivali i Florentino Perez për president

Futboll

Ky është rivali i Florentino Perez për president

Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:03
Ky është rivali i Florentino Perez për president

Barcelona e mbylli si çështje, por Real Madrid ende nuk e ka nisur. Tek madrilienët ka zgjedhje presidenciale këtë vit dhe Florentino Perez do duhet të marrë besimin e anëtarëve të klubit për t’u konfirmuar për herë të katërt në krye të kampionëve në fuqi të Spanjës.

Ndryshe nga çka ndodhur në tre zgjedhjet e shkuara (2009, 2013, 2017), kur Perez ka qenë kandidati i vetëm në zgjedhje, këtë herë ai duket se do ketë një konkurrent me energji të reja në ide dhe moshë.

Nga ajo që raportojnë mediat spanjolle, Enrique Riquelme pritet të shpallë kandidaturën për të marrë kryesimin e klubit.

Riquelme është pronar i një kompanie me vlerë 300 milionë euro dhe plotëson gjithë kushtet e nevojshme për t’u bërë president i Real Madrid. “Klubi do ketë probleme të mëdha nëse nuk merr përmasa globale. Dhe të jesh global, nuk është të bësh një turne në USA”, shprehet mes të tjerash Riquelme.

Ai është vetëm 32 vjeç, por shumë i suksesshëm dhe anëtar i klubit që në moshën 12-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat