Ky mbrojtës shqiptar pritet të transferohet tek Milani

Futboll

Ky mbrojtës shqiptar pritet të transferohet tek Milani

Më: 27 mars 2021 Në ora: 12:58
Ky mbrojtës shqiptar pritet të transferohet tek Milani

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ende nuk e ka të qartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Kontrata e tij me Napolin përfundon në fund të qershorit dhe ai pritet të jetë një nga largimet e shumta nga napolitanët.

Megjithatë, 27-vjeçari me shumë mundësi do të vijojë të luajë në Serie A.

Sipas raportimit të ekspertit të merkatos, Alfredo Pedulla, është Milani që ka shfaqur interes për anësorin shqiptar. Kuqezinjtë kanë si alternative Diogo Dalot, por nuk pritet të aktivizojnë blerjen e kartonit të mbrojtësit, që kushton 20 milionë euro.

Transferimi i Hysajt do u interesonte kuqezinjve, pasi kostot do të ishin zero dhe do të kenë në ekip një lojtar me ekperiencë në kampionatin italian. Shkodrani numëron 20 ndeshje në të gjithë kompetcionet këtë sezon nën drejtimin e Gennaro Gattusos, ku ka dhuruar dhe dy asiste për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat