Gasperini: Nuk e largova unë Gomezi nga Atalanta

Futboll

Gasperini: Nuk e largova unë Gomezi nga Atalanta

Më: 27 mars 2021 Në ora: 14:27
Gasperini: Nuk e largova unë Gomezi nga Atalanta

Nga lamtumira e Papu Gomez tek Atalanta në kryqëzimin e Ligës së Kampionëve me Realin, duke kaluar nëpër “Gollini-Sportiello” dhe ciklin e Pirlos te Juve. Në “Radio Deejay”, Gian Piero Gasperini foli për tema që nuk janë aspak të parëndësishme.

 Fillimisht u ndal te “divorci” i janarit midis tij dhe ish-kapitenit argjentinas. Një situatë, që është i prirur ta sqarojë: “Papu Gomez nuk e largova unë nga Atalanta. Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për gjithçka që kemi bërë bashkë gjatë viteve”.

Atalanta, në 1/8 finale të Champions-it përjetoi dy përballje me Real Madridin: “Qëllimi ishte të qëndronim në lojë, të paktën në pjesën e parë, dhe pastaj të rrezikonim pak më shumë, por ishte e vështirë. Ne po bënim mirë, por u ndëshkuam nga një episod i vetëm dhe kartoni i kuq në ndeshjen e parë. Të thuhej se Atalanta ishte favorite, dukej paksa shumë. Real Madridi la diçka për të dëshiruar, por pastaj, kur erdhën momentet vendimtare, ndryshoi gjithçka”.

Javët e fundit, Gasperini ka preferuar Sportiello para Gollini midis shtyllave të portës: “Ne po pësonim disa gola më shumë, na duhej pak ndryshim për t’u rikthyer më së miri”. Trajneri italian pastaj thotë fjalën e tij për situatën e Pirlos te Juventusi: 

“Mendova se klubi kishte besim të pamatë ndaj ish-lojtarit të vet. Ndoshta atje kanë idenë se Pirlo mund të bëhet një trajner i shkëlqyeshëm. Njohuritë mbi futbollin e ndihmojnë, por trajneri është një punë krejtësisht e ndryshme nga futbollisti apo analisti.

Ju mund ta bëni atë në shumë mënyra, ndoshta duke filluar me Juventusin. Një periudhë 5-vjeçare me bardhezinjtë? Jo, është shumë e gjatë… Unë i bëra të gjitha hapat, fillova nga ekipet e të rinjve. Besoj se jam rritur gjithmonë, që nga Crotone. Që kur kam drejtuar fëmijët kam eksperimentuar me metodat e stërvitjes, e bëj edhe tani”.

 Në fund flet mbi qëndrimin e tij tek Atalanta edhe sezonin e ardhshëm: “Nëse nuk më flakin jashtë… Le të shohim. Dhjetë ndeshje të mbetura janë shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat