Shqipëri - Angli, formacionet e mundshme për sonte

Futboll

Shqipëri - Angli, formacionet e mundshme për sonte

Më: 28 mars 2021 Në ora: 12:04
Shqipëri - Angli, formacionet e mundshme për sonte

Kombëtarja e Shqipërisë sonte (e diel) zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të grupit I në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Kuqezinjtë” sonte janë nikoqir të Anglisë. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 18:00 në “Air Albania Stadium”.

Për dallim nga ndeshja ndaj Andorrës, Edoardo Reja pritet të bëj sonte disa ndryshime, por duke i qëndruar besnik formacionit 3-5-2.

Federik Veseli pritet të zëvendësojë të lënduarin, Marash Kumbullën. Në mesfushë sonte nga fillimi pritet të luaj Qazim Laci në vend të Ledian Memushajt. Ndryshime do këtë edhe në sulm, aty ku Armando Broja pritet të jetë titullar në vend të Rey Manajt.

Në anën tjetër, Gareth Southgate nuk do t’i këtë në dispozicon sonte dy të lënduarit, Marcus Rashfordin dhe Bukayo Sakan, teksa në dyshim është edhe paraqitja e Kyle Walkerit.

Formacionet e mundshme:

Shqipëri: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Gjasula, Laçi, Bare, Cikalleshi, Broja.

Angli: Pope, James, Stones, Maguire, Shaw, Rice, Mount, Ward-Prowse, Lingard, Kane, Sterling.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat