Kroos po largohet nga Kombëtarja gjermane, kjo është arsyeja

Futboll

Kroos po largohet nga Kombëtarja gjermane, kjo është arsyeja

Më: 28 mars 2021 Në ora: 16:07
Toni Kroos

Sipas gazetës së njohur gjermane, ‘Bild’ Toni Kroos do të largohet nga kampi i Kombëtares gjermane.

Pas përfundimit të Kampionatit Evropian në verë, Kroos do të pensionohet nga Kombëtarja dhe të fokusohet vetëm te klubi i Realit.

Kroos ka luajtur, deri më tani, 101 ndeshje me Gjermaninë me të cilët ka shënuar 17 gola.

Kroos ka luajtur në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, Brazil dhe Rusi dhe Kampionatin Evropian 2016 në Francë dhe atë të vitit 2012 në Ukrainë dhe Poloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat