Buffon drejt largimit nga Juventusi

Futboll

Buffon drejt largimit nga Juventusi

Më: 30 mars 2021 Në ora: 11:41
Buffon drejt largimit nga Juventusi

Duket një histori e përsëritur, por Gianluigi Buffon dhe Juventus mund të përjetojnë një tjetër ndarje të dhimbshme në fund të sezonit.Mediat italiane shkruajnë se legjenda italiane e portës është ndjerë pak i vlerësuar këtë sezon dhe për këtë arsye mund të largohet sërish nga Torino.

42-vjeçari do të presë deri më 23 maj, atëherë kur luhet finalja e Kupës së Italisë, dhe nëse nga ana e drejtuesve nuk do të ketë asnjë sinjal për rinovimin, Buffon do të duhet të bëjë një zgjedhje.

Largim drejt një klubi të madh, nëse një ofertë e tillë do të vijë. Në të kundërt do t’i thotë lamtumirë karrierës së gjatë futbollistike.

Ikona e klubit bardhezi u largua në vitin 2018 nga Juventus drejt Paris Saint Germain dhe u rikthye sërish te “Zonja e Vjetër”, vetëm pas një sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat