Lippi: Kjo Itali, si e imja në Botërorin 2006

Futboll

Lippi: Kjo Itali, si e imja në Botërorin 2006

Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:49
Lippi: Kjo Itali, si e imja në Botërorin 2006

Për Marcello Lippi, ekziston një Itali që po vrapon drejt Botërorit të vitit të ardhshëm me një kombëtare që i ngjan të tijës: “Jam i kënaqur. Kombëtarja për mua, dhe jo vetëm, ka një vlerë të jashtëzakonshme”. 

25 ndeshje pa humbur, një sekuencë që arriti kulmin në Berlin, me Mancini tani në kuotën e 24 ndeshjeve radhazi i pamposhtur: “Po mbarojnë epitetet, gjithçka pozitive është thënë për këtë ekip dhe trajnerin Mancini, që udhëhoqi një proces rindërtimi thuajse nga zero”.

Në përvojën e tij të parë të jashtëzakonshme blu, e cila përfundoi me triumfin e Botërorit 2006, Lippi humbi disa sfida vetëm në fillim, siç ndodhi me trajnerin aktual:

 “Kjo është e natyrshme. Ne humbëm në Slloveni, në tetor 2004. Një lojë e komplikuar; atëherë, megjithatë përmirësuam ndeshje pas ndeshjeje, në mënyrë të qartë, duke rregulluar atë që nuk shkonte si duhej”.

Dy vite të rëndësishme pune: “Epo, është një gjë për të cilën pendohem, që nuk mundi të ndodhte pranverën e kaluar në këtë ekip kombëtar, kur të gjitha programet u anuluan për shkak të pandemisë. Unë mendoj se Mancini dhe ekipi i tij do të kishin bërë jo mirë, por shumë mirë, po t’i luanin ato dy miqësore sfiduese dhe prestigjioze, që ishin planifikuar në fund të marsit 2020, në ‘Wembley” kundër Anglisë dhe pastaj menjëherë kundër Gjermanisë në Nuremberg.

E them këtë nga përvoja personale”.

Lippi iu referohet miqësoreve të ekipit të tij kombëtar kundër Hollandës dhe Gjermanisë, para Kupës së Botës 2006: “Pikërisht. Ne i kishim përfunduar kualifikueset shkëlqyeshëm. Dhe i thamë vetes: mirë, tani duhet të kuptojmë se çfarë vlerash kemi kundër kundërshtarëve të mëdhenj.

Kjo është arsyeja pse unë i kërkova federatës të organizonte tri ndeshje: kundër hollandezëve, gjermanëve dhe Brazilit.

Në rastin e fundit, asgjë nuk u bë për arsye buxhetore. Por, ne fituam në Amsterdam në nëntor 2005, kundër një ekipi që nuk kishte humbur për një vit e gjysmë. Pastaj në mars 2006 mundëm Gjermaninë 4-1, në Firence. Aty e kuptuam se mund të mundnim këdo".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat