Benzema rrezikon 5 vite burg

Futboll

Benzema rrezikon 5 vite burg

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:03
Benzema rrezikon 5 vite burg

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, do të dalë në gjyq në tetor të këtij viti pas skandalit të vitit 2015, ku francezi u përfshi në një aferë mashtrimi me shokun e tij të kombëtares, Matjë Valbuena.

Dyshohet se në atë kohë, sulmuesi 33 vjeçar i Realit, kishte pajtuar disa persona që t’i bënin shantazh mesfushorit  Valbuena me anë të një video intime, duke i kërkuar në këmbim para.

Rasti bëri bujë në atë kohë dhe pasoi më pas me përjashtimin e Benzemas nga kombëtarja franceze, duke mos u kthyer më.

Sot është vendosur muaji i  gjyqit ndaj sulmuesit madrilen, i cili do të zhvillohet në tetor të këtij viti, dhe pritet të merret vendimi përfundimtar për këtë çështje.

Benzema rrezikon 5 vite burg dhe 75 mije euro gjobë në rast se shpallet fajtor. Një vendim shumë i ashpër ky që do të largonte nga futbolli një ndër sulmuesit më të mirë të epokës së futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat