Raiola bën humor mbi të ardhmen e Ibrës

Futboll

Raiola bën humor mbi të ardhmen e Ibrës

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:42
Raiola bën humor mbi të ardhmen e Ibrës

Cila do të jetë e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic? Për Mino Raiola tërheqja nuk është ende opsion aspak te sulmuesi suedez…

“Zlatan ka qenë me mua për njëzet vjet, unë kam një marrëdhënie edhe më të afërt me të sesa me ndihmësit e mi të tjerë.

Ai është më i fortë edhe nga sa mendon. E ardhmja? Ai ende duhet të luajë tre ose katër vjet më shumë për veten e tij, pastaj të paktën tetë të tjerë për të më paguar (qesh). Do të thotë se ai do të luajë të paktën deri në moshën 50 vjeç”.

Edhe Ibra ka folur mbi moshën e tij dhe urinë që ka tani: “Unë kam një problem. Kurrë nuk jam i kënaqur. Unë jam 39 vjeç dhe me atë që kam bërë mund të mos punoj më shumë dhe të kem një jetë të shkëlqyeshme tani e tutje, por unë gjithmonë kam këtë pasion të madh për atë që bëj.

Gjithmonë dua më shumë. Ndoshta kjo është arsyeja pse unë jam gjithmonë këtu dhe në gjendje të bëj atë që po bëj, në ndryshim nga lojtarët që në moshën time nuk e bëjnë.

Pas moshës 30 vjeç faza e zbehjes zakonisht fillon për një lojtar dhe vjen tërheqja… Pas moshës 30 vjeç unë jam bërë edhe më i fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat