Ibra: Të tjerët largohen pas të 30-tave

Futboll

Ibra: Të tjerët largohen pas të 30-tave

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:30
Ibra: Të tjerët largohen pas të 30-tave

Zllatan Ibrahimoviç nuk ka ndërmend të ndalet dhe tashmë duket edhe më i frymëzuar pas rikthimit në kombëtare, ndërsa ka qenë vendimtar për të tijtë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese me dy asiste. Sakaq, Zllatan në një intervistë të fundit thekson se të tjerët mendojnë të largohen pas moshës 30-vjeçare, ndërsa ai ende vazhdon të përmirësohet.

“Unë kam një problem, nuk kënaqem asnjëherë. Jam 39-vjeç dhe me atë që kam arritur, mund të mos punoj më dhe të vazhdoj të jetoj një jetë shumë të mirë. Por, kam gjithnjë një pasion të madh për atë që bëj. Dua gjithmonë më shumë.

Mbase për këtë jam gjithmonë këtu ku jam, në gjendje për të bërë këtë që po bëj. Nuk shikoj shumë lojtarë të tjerë të bëjnë këtë që bëj unë në moshën time.

Normalisht pas moshës 30-vjeçare vjen rënia për një futbollist dhe më pas vjen tërheqja. Por, unë pas të 30-tave jam bërë edhe më i mirë”, u shpreh Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat