Mesazhi i Enriques para ndeshjes me Kosovën

Futboll

Mesazhi i Enriques para ndeshjes me Kosovën

Më: 30 mars 2021 Në ora: 19:40
Mesazhi i Enriques para ndeshjes me Kosovën

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën.

Ai i dëshiron tri pikë të radhës në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”.

“Mesazhi? Nesër duhet të fitojmë kundër Kosovës duke luajtur futboll të bukur”, u shpreh ai.

“Pres një rival sikur në ndeshjet e mëparshme. Është ekip ndryshe nga Greqia dhe Gjeorgjia”.

“E kam parë se bën presin shumë para, në një formë intensive. Nisen nga prapa dhe duan të luajnë futboll. Është një përfaqësuese që më pëlqen dhe rrezikon. Do të na komplikojë jetën”.

“Përveç në aspektin individual, pres një rival të komplikuar. Kështu ua kemi transmetuar lojtarëve, nesër do të jetë ndeshje e komplikuar”, deklaroi Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat