Tjetër largim nga Kombëtarja

Futboll

Tjetër largim nga Kombëtarja

Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:27
Tjetër largim nga Kombëtarja

Tjetër largim nga Kombëtarja. Nedim Bajrami është larguar nga grumbullimi më Kombëtaren e Shqipërisë, 1 ditë para ndeshjes me San Marinon. Fantazisti është rikthyer te skuadra italiane e Empolit.

Mesfushori kuqezi, i cili pak ditë më parë u pajis me pasaportën shqiptare, nuk e ka marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga FIFA për të luajtur një ndeshje zyrtare.

Duhet thënë se bëhet fjalë për çështje burokratike, të cilat pengojnë futbollistët. Ai më parë ka luajtur me moshat e Zvicrës.

Bajrami aktualisht luan me skuadrën e Empolit është grumbulluar me kombëtaren kuqezi pas paraqitjeve fantastike me skuadrën e tij në Serinë B italiane. Bajrami duhet të presë për të realizuar ëndrrën e madhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat