Marca ‘nënçmon’ Kosovën, ky është titulli i artikullit për triumfin e tyre

Futboll

Marca ‘nënçmon’ Kosovën, ky është titulli i artikullit për triumfin e tyre

Më: 31 mars 2021 Në ora: 22:53
Marca ‘nënçmon’ Kosovën, ky është titulli i artikullit për triumfin e tyre

Kosova sonte zhvilloi duelin e dytë të grupit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku u mposht me rezultat 3:1 në udhëtim te Spanja.

Pas fitores ndaj Kosovës, mediet në Spanjë, përkatësisht prestigjiozja, Marca e ka quajtur fitoren e spanjollëve si një triumf pa mund.

“Spanja mposht Kosovën pa u munduar (lehtazi)”.

Ndryshe, Furia e kuqe tashmë ka fituar tri prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke e humbur një dhe duke barazuar në dy të tjera.

Verdhekaltrit, në anën tjetër, i kanë humbur katër prej pesë ndeshjeve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat