Low: Humbja ndaj Maqedonisë së Veriut e turpshme

Futboll

Low: Humbja ndaj Maqedonisë së Veriut e turpshme

Më: 1 prill 2021 Në ora: 15:14
Low: Humbja ndaj Maqedonisë së Veriut e turpshme

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka folur pas humbjes befasues nga Maqedonia e Veriut.

“Mendoj që kundër Maqedonisë ishim shumë të lodhur për të bërë një ndeshje të mirë. Në sulmet tona mungoi freskia dhe kjo u pa qartë”, ka thënë pas humbjes nga Maqedonia e Veriut, Joachim Low, trajner i Gjermanisë.

“E theksova edhe në konferencën për shtyp që luajmë ndaj një kundërshtari i cili është pjesë e Evropianit. Aty nuk ka skuadra të vogla. Lojtarët e tyre janë me eksperiencë dhe ishte pikërisht një nga lojtarët më të mirë që kanë (Pandev), ai që shënoi golin e parë. Gjithsesi, duhet të kishim bërë më shumë.

Bëmë me të vërtetë shumë gabime. Nuk ishim kurrë të rrezikshëm dhe kjo ia bëri më të lehtë kundërshtarit i cili shfrytëzoi në mënyrën më të mirë shpërqendrimet tona”, ka shtuar Low.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat