Makaay kujton kohët te Bayerni

Futboll

Makaay kujton kohët te Bayerni

Më: 1 prill 2021 Në ora: 15:30
Makaay kujton kohët te Bayerni

Ish-sulmuesi i Bayern Munich, Roy Makaay, ka kujtuar kohën e kaluar me bavarezët në një intervistë të dhënë për Goal dhe Spox.

“Te Bayern pinim shpesh 1 ose 2 birra në autobus pas ndeshjeve.

E di, sot nuk është gjëja më e mirë, veçanërisht për një futbollist profesionist, por në ato kohë ishte pjesë e lojës”, ka thënë holandezi.

Makaay ka folur edhe për Erling Haaland.

“Mendoj se është sulmuesi i ri më i mirë. Kushdo që shënon me këtë vazhdimësi në këtë moshë nuk mund të mos ketë një të ardhme të madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat