Mbappe nuk e mohon mundësinë e largimit nga PSG

Futboll

Mbappe nuk e mohon mundësinë e largimit nga PSG

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:54
Mbappe nuk e mohon mundësinë e largimit nga PSG

Ylli francez i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, pritet që të largohet nga skuadra franceze në fund të këtij edicioni.

Mbappe ka kontratë me PSG deri në vitin 2022 dhe ende nuk ka pranuar që ta vazhdojë atë.

“Do të shohim në fund të sezonit se çfarë do të ndodh”, deklaroi Mbappe për mediet franceze duke mos e mohuar mundësinë e largimit.

Për Mbappen interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Real Madridi dhe Liverpooli.

Sulmuesi 22-vjeçar francez ka folur për paraqitjet e tij me Kombëtaren e Francës teksa së fundmi është kritikuar nga mediet për paraqitjet e tij të fundit.

“Mundohem të jap më të mirën kur jam në fushë. Nuk është e lehtë pasi gjithmonë do të kritikoheni”, ka thënë ndër të tjera Kylian Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat