Pioli: Zlatan ndihet i karikuar

Futboll

Pioli: Zlatan ndihet i karikuar

Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:20
Pioli: Zlatan ndihet i karikuar

Serie A rikthehet me javën e 29-të me disa ndeshje interesante.

Milani do të hap këtë xhiro. Kuqezinjtë do ta presin Sampdorian në “San Siro”, sfidë që pritet të nisë prej orës 12:30.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, para ndeshjes, ka folur rreth gjendjes së skuadrës së tij dhe ekipit kundërshtar.

Ai foli edhe për liderin, Zlatan Ibrahimoviç.

Sipas Stefano Piolit, sulmuesi suedez, që ditë më parë luajti kundër Kosovës, është i gatshëm për të startuar.

Milani aktualisht renditet i dyti në renditjen e Serie A me 59 pikë, gjashtë më pak se lideri, Interi.

“Nëse do të kisha mundësi, do i kisha dhënë edhe disa ditë të tjera pushim skuadrës. Lojtarët e kanë të nevojshme të çlodhen. Ata që kanë qenë këtu kanë punuar mirë, por në gjendje të mirë ndodhen edhe lojtarët që kanë luajtur me kombëtaret, përveç Brahim Diaz”, tha ai.

“Ne besojmë shumë te puna jonë. Mënyra jonë është e bazuar te puna, qetësia dhe besimi. Kanë mbetur edhe 30 pikë në lojë, 10 ndeshje nuk janë pak. Nesër na pret një ndeshje e vështirë kundër Sampdorias, që është një skuadër e mirë”.

“Ata drejtohen nga Ranieri, të cilin e vlerësoj shumë për faktin që ka qenë trajneri nga i cili kam përfituar më shumë gjatë karrierës time”.

“Rinovimet? Unë shoh qetësi në sytë e Donnarumma, Calhanoglu dhe Ibrahimovic. Ata e dinë se e ardhmja e tyre është ky moment”.

“Sigurisht që kualifikimi ose jo në Champions League, ndryshon shumë gjëra për të gjithë ne. Ekipi është i përqendruar”.

“Ibra? Zlatan ndihet mirë, kemi biseduar çdo ditë me njëri-tjetrin. Jam i lumtur që u rikthye në kombëtaren suedeze”.

“Nuk e shoh të lodhur, stërvitjet kanë shkuar mirë për të gjithë. Zlatan ndihet i karikuar dhe gjithçka është në rregull në lidhje me të. Nuk dua të mendoj për rinovimet, jemi të fokusuar vetëm te takimi me Samdorian".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat