Ballkani reagon para ndeshjes me Prishtinën

Futboll

Ballkani reagon para ndeshjes me Prishtinën

Më: 2 prill 2021 Në ora: 18:31
Ballkani reagon para ndeshjes me Prishtinën

Të dielën (15.00) do të luhet derbi i madh në Therandë mes Ballkanit dhe Prishtinës. Skuadra e Ballkanit është e pakënaqur me disa nga gjyqtarët dhe ka reaguar.  

“Klubi i futbollit FC Ballkani në vitet e fundit falë angazhimit profesional dhe përkushtimit të madh është shndërruar në klub model për organizim funksional dhe sportiv.

FC Ballkani me të drejt dhe për shkaqe objektive ka kërkuar nga organi kompetent (FFK) të mos i delegoj disa gjyqtar kur në zhvillojmë ndeshje pasi që në disa raste na kanë dëmtuar, njëri nga ata është z. Shpëtim Murtezi i cili tashmë dihet që me ngathtësinë e tij, apo mungesës së kompetencës njohurive, ose shkaqeve të tjera ka dëmtuar Klubin tonë në ndeshjen e 1/8 e finales KF Llapi - FC Ballkani për kupë po ashtu pas 2 xhirove në kuadër të kampionatit pikërisht me të njëjtin kundërshtar dhe të njëjtin lokacion.

I lartpërmenduri nuk është i mirëpritur në Suharekë pasi qe me veprimet e tij ka irrituar tifozët dhe dashamiret e FC Ballkani, andaj në si klub nuk mund të garantojmë sigurinë e tij pasi që me veprimin, apo mos veprimin e tij e ka pru punën që të mos jetë i dëshiruar në Suharekë.

Këto shqetësime në i kemi adresuar me shkrim me datën 17.03.2021, si dhe me 01.04.2021 por siç duket ka hasur në vesh të shurdhër.

Është për t’u çuditur si është e mundur që në krye ndeshjen e javës të mos përfshihen gjyqtarët si Genc Nuza ose Dardan Çaka etj.

Kryesia e klubit është duke shqyrtuar mundësinë që të bojkotoj këtë gjyqtar duke mos u paraqit fare në lojë. Tifozëve dhe dashamirëve iu kërkojmë falje për këto shqetësime, por vërtet jemi thellësisht të shqetësuar me këto veprime të fundit kur gara po hyn ne finishin e saj”, reagon Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat