Mbrojtësi uruguajan është rikthyer nga lëndimi

Futboll

Mbrojtësi uruguajan është rikthyer nga lëndimi

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:41
Mbrojtësi uruguajan është rikthyer nga lëndimi

Mbrojtësi uruguajan është rikthyer nga lëndimi.

Mbrojtësi i Atletico Madridit Jose Gimenez është parë në seancat stërvitore të skuadrës madrilene, tri ditë para derbit me Sevillan në La Liga. 

Gimenez ka një javë që ka stërvitur i vetmuar, si pjesë e rehabilitimit nga lëndimi, dhe tani është bashkuar me grupin e Atleticos ku e përfundoi seancën përgatitore me sukses.

Ky është një lajm i mirë për trajnerin Diego Simeone, pasi që shihet se Gimenez mund të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Sevillas.

Në xhiron e radhës në La Liga, me datë 4 prill, Atletico Madridi është mysafirë i skuadrës së Sevillas, ku ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat