Ndoji: Vija nga një periudhë e keqe

Futboll

Ndoji: Vija nga një periudhë e keqe

Më: 3 prill 2021 Në ora: 12:24
Ndoji: Vija nga një periudhë e keqe

Emanuele Ndoji duket se më në fund ka lënë pas makthin e vitit 2020. Mesfushori shihej si një nga emrat më premtues dhe dukej sikur e ardhmja e mesfushës kuqezi dhe kalimi në një skuadër të madhe do të behej realitet që në verën e kaluar.

Por rënia në Serinë B me Breshian u shoqërua fillimisht nga COVID-19 e më pas edhe një dëmtim që e la për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës. Megjithatë, lojtari ka kaluar këtë periudhë dhe është kthyer përsëri protagonist me Breshian në këtë pjesë të sezonit, ndërsa sot e ndihmoi të fitonte sfidën ndaj Pordenones me shifrat 4-1 duke realizuara dy gola.

Kështu, ai çoi në 5 bilancin sezonal të golave në vetëm 7 ndeshje të luajtura si pasojë e këtyre problemeve.

“Për mua ishte emocionuese. Kthehesha titullar pas një periudhë të keqe. Kam shënuar dy gola por nuk më besohet ende. E rëndësishme është që luajtëm si skuadër. Duhet të vazhdojmë kështu. Familja ime ishte thelbësore në këtë periudhë, ashtu si shokët e skuadrës dhe klubi”, ishin fjalët e Ndojit pas suksesit të sotëm me skuadrën e tij.

Ndoji është një element të cilin trajneri Reja e ka marrë vazhdimisht në konsideratë. Por pikërisht këto probleme në vitin e fundit e kanë penguar atë që të bëhet pjesë e kuqezinjve, me të cilët pritet të jetë protagonist në muajin qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat